Kush është bashkëshortja e Khabib – e cila nuk është shfaqur asnjëherë nga ai
Khabib Nurmagomedov kishte luftën më të madhe të karrierës së tij kur mposhti Conor McGregor në T-Mobile Arena të shtunën e kaluar.
Ndeshja përfundoi me një përleshje tronditëse mes ekipit të McGregor dhe anëtarëve të Khabib.
Por diçka që asnjëherë nuk është bërë e ditur nga kampioni i UFC është se a ka grua, nëse po kush është gruaja e tij dhe çfarë dimë ne për të?
Khabib u martua me në vitin 2013, por ajo ka dashur të jetë jashtë syrit të publikut – ajo është prezantuesja ruse Olga Buzova, transmeton Periskopi.

30-vjeçari u martua në gjysmën e muajit qershor 2013, duke festuar përvjetorin e tyre të pestë më herët këtë vit.
Por, nga respekti për familjen e tij, emri i saj kurrë nuk është zbuluar tek publiku i gjerë.
Khabib e ka mbajtur jetën e tij private në mënyrë prefekte, me faqen e Instagram-it që ka zero fotografi të gruas ose fëmijëve të tij.

Sa fëmijë kanë ata?
Çifti ka dy fëmijë, një vajzë të vogël e cila ka lindur më 1 qershor 2015.
Dy vjet më vonë, gruaja e Khabibit lindi një djalë më 30 dhjetor 2017.
Ndërsa është e panjohur për publikun emri i vajzës së tyre, djali i tij quhet Mohammed, inspiruar nga profeti i myslimanëve.
Ku jetojnë ata?
Familja Nurmagomedov banon në Makhachkala në Republikën e Dagestanit.
Kryeqyteti ka pasur probleme pas Luftës së Dytë Çeçene që përfundoi në vitin 2009.
Në terma sportive, qyteti është i njohur me klubin Anzhi Makhachkala, ku ata nënshkruan me yllin aktual të Chelseat Willian dhe Samuel Eto’o nën pronësinë e oligarkit Sulejman Kerimov shtatë vjet më parë./Periskopi/




