Batatina reagon dhe akuzon Bylbyl Sokolin
Më në fund ka ardhur edhe reagimi i Tahir Batatinas për shkarkimin e trajnerit Bylbyl Sokoli.
Prej që kur u emërua si trajner i Llapit, Sokoli ka qenë gjithmonë i kritikuar nga Batatina, transmeton Periskopi.
Përleshja verbale mes tyre shkoi deri në pikën ku ‘Profa’ u shkarkua njëherë nga vet drejtori ekzekutiv i Llapit, që megjithatë pas mbledhjes së kryesisë ai u rikthye sërish.

Pastaj pas humbjes me Prishtinën dhe sulmi që iu bë Bylbyl Sokolit ishte momenti i duhur që ai të largohej nga ekipi i Podujevës.
Kurse Batatina ka reaguar me një shkrim, duke e quajtur trajnerin si jo-profesionalist dhe për shkak tij janë lënduar mbi gjashtë lojtarë.
Ky është reagimi i tij i plotë:
”Gjërat që ndodhen kohët e fundit e kisha të arsyeshme me këtë shkrim të ju drejtohem qytetarve te Llapit dhe me gjerë.
Skuadra e llapit ka bërë disa ndryshime në organizim dhe në brendsin e saj sepse nuk kalonte caste te mira , ishte në një kriz shumë të madhe dhe një frym e zymtë në brendsin e saj .Këtë ia krijoj ish-trajneri, fillojë ta destabilizojë skuadren kështu lojtaret filluan duke humbur besimin për fitore dhe trofe.
Ne kemi investuar shumë në lojtar por jo-profesionalizmi bëri që gjashtë lojtar të mbeten jashtë fushes së gjelbërt si pasojë e lendimeve dhe punes jo-profesionale .
Ndyshimet ishin të domosdoshme në aspektin profesional sepse humbte i gjith mundi disa vjeqar për të luftuar për trofe.
Natyrisht ndryshimet në kryesi nuk ishin të mirseardhura por kto gjëra ndodhin, ne do të gjejm forc për të hecur përpara me kokën lart sepse kontribojm për qytetin dhe të rinjët llapjan.
Dua ti falenderojë vëllezërit në Zvicer dhe Gjermani që do të jenë shtylla kryesore në financimin e Llapit duke ju bashkuar edhe disa aksionar te fuqishum nga qyteti i Podujeves . Llapi do të jetë skuader stabile për shumë vite.
Për të gjitha kompanitë/bizneset e interesuara që dëshirojnë t’i bashkangjiten rrugëtimit të FC Llapit EVROPIAN i kanë dyert e hapura per te bashkpunuar , ta ngritim skuadren e zemres në nivele sa më te larta Evropiane.
Llapi gjithmon i hapur per ju.
Me respekt drejtori Ekzekutiv-Sportiv i Kf Llapi”. /Periskopi/



