Tifozët e Rumanisë brohorasin ‘Kosova është Serbi’ gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve
Tifozët rumunë kanë skandalizuar duke brohoritur ‘Kosova është Serbi’ në ndeshjen e futbollit në mes Rumanisë dhe Serbisë në Bukuresht.
Grupet e tifozëve janë dëgjuar duke brohoritur në mënyrë të përsëritur disa herë përgjatë zhvillimit të ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, raporton Tanjug.
Ndeshja në mes Rumanisë dhe Serbisë u luajt në kuadër të Grupit 4 të Ligës së Kombeve C.
Serbia është në vendin e parë me tetë pikë, kurse rumunët me dy pikë më pak janë ndjekësit më të afërt./Periskopi/



