Mesazhi i Edon Zhegrovës para ndeshjes me Ishujt Faroe

Mesazhi i Edon Zhegrovës para ndeshjes me Ishujt Faroe

Kombëtarja e Kosovës takohet pas pak minutave me Ishujt Faroe.

Kosova do të luajë ndaj Ishujve Faroe me fillim nga ora 18:00, në kuadër të ndeshjes së katërt të Ligës së Kombeve.

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka postuar dy fotografi në rrjetin social Instagram, para startit të këtij takimi.

“Dita e ndeshjes, Zoti na bekoftë neve. Një ekip, të gjithë së bashku”, ka shkruar Zhegrova, duke i bashkangjitur edhe këto dy fotografi nga takimi i fundit me Maltën.

Shpërndaje në: