Kosova nuk fiton, por mbetet e pamposhtur
Kosova nuk ka arritur të fitojë tre pikë të plota në udhëtimin e vështirë ndaj Ishujve Faroe.
‘Dardanët’ e nisën mjaft mirë takimin, pasi në minutën e 9 me një goditje nga 20 metra Milot Rashica i dha epërsinë Kosovës.
Më pas deri në fundin e pjesës së parë gjithçka shkoi në mënyrën e duhur. Vendasit nuk sulmonin, Kosova mbante topin.
Por qysh në fillimin e pjesës së dytë një gabim i Rrahmanit rezultoi të jetë fatal për ekipin e Challendes.
Ishujt Faroe shfrytëzuan mjaft mirë gabimin dhe shënuan nëpërmjet Joensen.
Deri në fund Kosova provoi me të gjitha forcat por nuk arriti të shënonte.
Ishujt provonin me kundërsulme, që ishin mjaft të rrezikshme, por mbrojtja e Kosovës ishte në nivel.
Tashmë shkon në tetë, numri i ndeshjeve që nuk ka pësuar humbje Kosova.
Por lajmi i mirë është që edhe Azerbajxhani nuk arriti ta mposhte Maltën dhe barazoi 1:1.
Tashmë Kosova vazhdon të jetë në vendin e parë me tetë pikë, dy më shumë se sa vendi i dytë. Ishujt Faroe kanë vetëm katër pikë.
Ndeshjen e ardhshme kombëtarja e Kosovës e luan si mysafir ndaj Maltës, kurse Ishujt Faroe ndaj Azerbajxhanit./Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=s6XFMynZmPo



