Flet Ujkani – edhe ai ka kritikën e njëjtë për Ishujt Faroe
Edhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani ka folur pas ndeshjes që Kosova barazoi kundër Ishujve Faroe.
Ai gjithashtu sikurse Rashica e ka fajësuar fushën me bari sintetik si një shkaktar që Kosova nuk u kthye me tri pikë nga kjo ndeshje.
“Nuk jam dakord për paraqitjen. Jemi mundu me sjell topin. Bari artificial na pengoi nuk jemi stërvitur për këtë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë”, tha kapiteni i Kosovës pas ndeshjes.
“Në pjesën e dytë ndodhi si ndodhi që e pësuam golin. Kjo është një pikë shumë e mirë dhe nuk është fat. E kemi ditur që nuk do ta kemi të lehtë. Ka pas shumë erë dhe në pjesën e dytë erën e kemi pas kundër”.
I pyetur se a mund të shmangej gabimi i Rrahmanit në aksionin që pësuam golin ai u përgjigj:
“Nuk shikohet në atë mënyrë. Secili nga ne mund të bënte gabime por tjerët duhet të jenë gati për t’i përmirësuar. Dy ndeshjet e radhës duhet ti fitojmë”, përfundoi portieri./Periskopi/



