Ylli argjentinas drejt Kinës apo Londrës?
Chelsea është duke përgaditur një ofertë për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore, në afatin kalimtar të janarit.
Për argjentinasin thuhet se do të ketë oferta edhe nga klubet e pasura kineze që do t’i bëjnë konkurencë ekipit londinez.
Pastore edhe nën drejtimin e trajnerit, Unay Emery, nuk po arrin të gjejë vend në formacionin bazë.
27-vjeçari në 212 paraqitje ka shënuar 38 gola, dhe 48 asista për skuadrën nga Parisi. /Periskopi.com



