”Salah është duke vuajtur si Pogba”

”Salah është duke vuajtur si Pogba”

Mohamed Salah është duke ‘vuajtur’ njësoj sikur Paul Pogba te Manchester United, thotë legjenda e Liverpool Paul Ince.

Sulmues egjiptian shënoi 44 gola sezonin e kaluar, fitoi çmimin ‘Lojtari më i mirë në Premier League’ dhe ‘Këpucën e Artë’, por pritej edhe më shumë në sezonin e tij të dytë në Anfield.

Salah ka shënuar tre herë në 11 paraqitje këtë sezon, transmeton Periskopi.

Ince beson se lëndimi që e pësoi ndaj Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve e ka lënë atë pak të tronditur.

Ish-lojtari i Liverpool dhe Manchester United ka deklaruar se situata e Salah është e njëjtë me Pogban, i cili udhëhoqi Francën drejt fitmit të Botërorit dhe tani ka një form krejtësisht katastrofale.

Ince i tha Express Sport: “Po, Salah po vuan, por ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

“Ai së bashku me Roberto Firmino dhe Sadio Mane janë treshe që nuk ndërrohen dhe nuk lihen jashtë”.

”Ai u lëndua në fund të sezonit të kaluar dhe ndoshta nuk ishte plotësisht i gatshëm për Egjiptin”.

Paul Pogba Manchester United 2018-19

”E di që Pogba ishte fantastik për Francën, por me United lë shumë për të dëshiruar. Kjo mund të jetë për shkak të Kupës së Botës”, deklaroi ai./Periskopi/

Shpërndaje në: