Khabib merr përgjigje nga Floyd Mayweather për t’u ndeshur

Khabib merr përgjigje nga Floyd Mayweather për t’u ndeshur
Floyd Mayweather i është përgjigjur Khabib Nurmagomedov pasi ky i fundit e ftoi për një përballje.

Boksieri me rekordin impresiv, 50-0 i është drejtuar rrjeteve sociale duke shkruar: ”CBS, Showtime dhe MG Grand, nxirni librat e çekave”

”Shkoni te faqja e Leornard Ellerbe për ta shikuar Khabib Nurmagomedov duke më sfiduar mua”.

Ditë më parë Khabib e ftoi Mayweather përmes menaxherit të tij, Ellerbe për një përballje.

Ai e propozoi duelin duke iu referuar triumfit të fundit ndaj Conor McGregor, të cilin Mayweather nuk e mposhti edhe aq lehtë vitin e kaluar.

”50-0 kundër 27-0. Dy djelmosha që kurrë nuk i pëlqejnë humbjet. Në xhungël, është vetëm një mbret”, kishte shkruajtur Khabib./Periskopi/

Shpërndaje në: