Ylli i Barcelonës mund të dënohet deri në 12 vite burg

Ylli i Barcelonës mund të dënohet deri në 12 vite burg
Organet e drejtësisë në Turqi kanë hapur procedurë hetuese ndaj futbollistit turk, Arda Turan pas një incidenti me këngëtarin, Berkay Sahin.

Sipas ligjit në Turqi për këto akuza, Turan mund të shkoj në burg për 12 vite e gjysmë për incidentin e krijuar, përcjell Periskopi.

Turan, futbollist i Barcelonës i huazuar tek Basaksehir, ka qenë i përfshirë në një konfrontim fizik me këngëtarin turk, teksa më pas atij i janë gjetur edhe armë pa leje nga policia.

Mesfushori ofanziv është paraqitur në polici para katër ditësh pasi theu hundën e këngëtarit në fjalë në një klub nate në Stamboll.

Barcelona’s Turkish midfielder Turan could be jailed for 12 years

Turan është gjithashtu duke u akuzuar se ka shkuar në spital, ku Berkay ishte duke u trajtuar, ndërsa me vete kishte edhe një armë.

Pas intervistimit, Turan është liruar nga policia, derisa arma e tij është konfiskuar.

Në rast të dënimit të tij me burg, edhe Federata e Futbollit të Turqisë do ta pezullonte atë përgjithmonë./Periskopi/

Shpërndaje në: