Mustafi ia uron ditëlindjen Ozilit në mënyrë epike
Shkodran Mustafi i ka uruar Mesut Ozilit një ditëlindje të lumtur 30 vjeçare përpara se ta zbulonte një “dhuratë të veçantë”… një video ku mbrojtësi gjerman i fut topin mes këmbëve djaloshit të ditëlindjes.
Mbreti i asisteve te Arsenali ka pranuar shumë urime nga gjithë bota, por asnjë nuk ishte më i veçantë se sa ai i Mustafit që ia ka dërguar në Instagram.
Videoja fillon me lojtarët e ‘Topçinjëve’ që ecin në fushën stërvitore, ndërsa Mustafi vjen nga mbrapa dhe i fut topin mes këmbëve Ozilit./Periskopi/



