Skandaloze: Ish presidenti vazhdon të komentojë futbollin në mënyrë kontraverse

Skandaloze: Ish presidenti vazhdon të komentojë futbollin në mënyrë kontraverse

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka thumbuar sërish trajnerin e kombëtares shqiptare, Christian Panucci, gjatë një emisioni në Shqipërië.

Ndër shumë çështje të aktualitetit që u prekën, nuk mund të mos prekej Kombëtarja dhe trajneri i saj.

Sigurisht shija e hidhur e humbjes dhe performanca e trajnerit ishin në fokusin e ish-presidentit Nishani.

Ndëkohë që në mes dy personazheve të njohur është një padi pas deklaratave të bëra nga Bujar Nishani në drejtim të Cristian Panuccit.

Por Nishani foli për deklaratën e tij të bërë në Facebook dhe faktin që ka ngarkuar avokatët e tij të ndjekin çështjen në rrugë ligjore.

Edhe pse duke pasur parasysh ecurinë e ekipit, Nishani theksoi se nuk ndjente ta kishte tejkaluar etikën dhe i qëndronte atyre që kishte deklaruar.

Shpërndaje në: