Conte: Nuk kam pasur ide se kush ishte Kante

Conte: Nuk kam pasur ide se kush ishte Kante

Kante është shëndërruar në mesfushorin më të mirë defanziv të ligës angleze në këto dy sezonet e fundit, pasi që ishte lojtari kyq në sezonin e kaluar tek Leicester, ku arritën të shpallen kampion të Premier Ligës.

“A e njihja para se të vija këtu? Përgjigja është jo, por e njoh tani. Mendoj se është një mesfushor i kompletuar, jo vetëm në aspektin defansiv. Më pëlqen kur ai bën presion në sistemin që po luajmë tani, ai është shumë i mirë. Jemi shumë të lumtur që e kemi në radhët tona”, ka thënë Conte, për Goal.com.

Kante është transferuar këtë sezon të ekipi londinez, ku me paraqitjet e tij mahnitëse ka bërë që lojtar si Fabregas, të mos gjejë vend në formacionin e Contes. /Periskopi.com

Shpërndaje në: