Kurorëzohet 93-vjeçarja
Një grua 93-vjeçare është kurorëzuar “Miss e Mbijetuara e Holokaustit” duke fituar konkursin e bukurisë me bazë në Izrael për të mbijetuarit e Holokaustit nazist të Luftës së Dytë Botërore.
Tova Ringer është një nga të mbijetuarat në kampin e përqëndrimit të Aushvicit në Poloninë e pushtuar nga nazistët.
Mediat e huaja raportojnë se ajo ka lindur në Poloni dhe u transferua për në Aushvic kur ishte vetëm 14 vjece.
“Falë mbijetuesve të Holokaustit, ne kemi shtetin e Izraelit dhe ne duhet ta mbrojmë atë për të nderuar më shumë. Disa mendojnë se të mbijetuarit e Holokaustit nuk janë normalë dhe po ekzagjerojnë me përshkrimet e tyre për atë që ishte, por ishte vërtet shumë e rëndë”, tha ajo.
Tova ka punuar 12 orë në ditë për tre vjet gjatë asaj periudhe pasi pjesëtarët e familjes u vranë në kamp.
Ajo është pronare e një dyqani bizhuterisht në qytetin verior të Izraelit, Haifa.



