Ramos mbetet Ramos, shikoni çfarë i ka bërë Sterlingut
Sergio Ramos është lojtari më i urryer nga tifozët anglezë e jo vetëm.
Pas incidentit që pati me Mohamed Salah në finalen e Ligës së Kampionëve, mbrojtësi spanjoll ka bërë edhe një gjest të pahijshëm.
Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Anglisë, Raheem Sterling pati ndërhyrje nga Ramos brenda zonës dhe gjyqtari nuk akordoi penallti.
Por lojtari i Real Madrid vendosi sipas mendjes së tij të bënte një gjest që gjyqtari nuk do ta shihte, por kamerat po.
Ai pas ndërhyrjes shkeli me këmbë lojtarin më të mirë të ndeshjes së mbrëmshme Sterling.
Ndeshja përfundoi 3:2 në favorin e ‘Tre Luanëve’./Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=5_UxcVX4pK4



