A është Soni Malaj gati për një martesë të dytë?
Megjithatë, ky vit ka qenë i mbarë edhe në fushën muzikore, pas disa këngëve të reja që artistja ka realizuar dhe që janë pritur shumë mirë nga publiku. Por ky i fundit është gjithmonë kureshtar për jetën personale të personazheve që do. Dhe këtë gjë, siç thotë Soni, këtë herë e ka shprehur mjaft hapur.
Një ndër herët që kam qenë më së shumti e sinqertë dhe pranë publikut me jetën time personale është pikërisht ky vit. Ndoshta më parë më bezdiste, sepse edhe kur nuk je vetë e qetë, disa gjëra të bezdisin. Por unë e kam thënë sa herë jam pyetur. Çdo gjë është shumë mirë
Pika e takimit tonë ishin virtytet, baza që kishim ndërtuar të dy dhe pikësynimi i një lidhjeje të bazuar në dashuri dhe respekt dhe për familjen e konsoliduar. Jam e lumtur më në fund dhe këtë e kam thënë. Shpresoj që edhe publiku ta respektojë historinë time.
E derisa një lidhje po shkon kaq mirë, është e natyrshme edhe pyetje e fustanit të bardhë, për të cilin, Soni nuk ka më kuriozitet:
Mitin e fustanit të nusërisë unë e kam thyer me kohë, ca gjëra janë thyer. Dikur e kam pasur ëndërr. Dështimi që kam kaluar në jetë nuk ka kaluar kaq lehtshëm… Për fustanin e bardhë nuk kam më kuriozitet. Për mua është thjeshtë lumturia shpirtërore, dashuria, respekti. Nuk e di ç’do të ndodhë në të ardhmen, por fustani i bardhë nuk më kuriozon më.
Ndërsa pyetjes nëse do të ketë një vëlla a një motër për Annën, 35-vjeçarja përgjigjet: “Një familje e kompletuar pa fëmijë nuk quhet më e kompletuar dhe tradicionale. Por kur nuk e di…”.



