Superklasikja i takon Brazilit

Superklasikja i takon Brazilit

Brazili arriti fitore në minutat e fundit ndaj Argjentinës.

Dy skuadrat u paraqitën në një miqësore luksi, ose siç njihet ndryshe Superklasikja.

Argjentina vazhdon të jetë pa Leo Messin, pasi ky i fundit ka kërkuar pushim të përkohshëm nga kombëtarja.

Brazili u paraqit me formacionin më të mirë të mundshëm.

Brazilianët ishin favoritë dhe dominuan ndeshjen, duke rrezikuar disa herë me Neymar, Arthur e Firmino.

Duhej pritur minuta e fundit e ndeshjes që të shohim golin e parë, kur Joao Miranda i dha fitoren ‘seleçaos’.

Argjentina provonte me kundërsulme, por pa rezultat dhe kësisoji fitorja i takoi Brazilit./Periskopi/

Për të shikuar golin kliko KËTU

Shpërndaje në: