Operohet futbollisti i Kombëtares shqiptare
Enea Mihaj është operuar me sukses pas dëmtimit që pësoi ditë më parë në miqësore kundër Jordanisë, që bëri ta humbasë ndeshjen me Izraelin, ku Shqipëria u mposht 2-0.
Mihaj lëshoi fushën e lojës në minutën e 9’, pasi ndjeu disa shqetësime në gju.
Dëmtimi nuk u duk serioz që në atë moment, aq sa futbollisti menjëherë u nis për në Greqi, për të vendosur me klubin nëse do të duhej të kryente operacion ose jo.
Pasi është vëzhguar këto kohë nga stafi sanitar dhe konsultuar edhe me mjekët, mbrojtësi shqiptar, 20 vjeç, ka kryer ndërhyrjen ditën e martë.
Gjithçka ka shkuar mirë dhe vetë lojtari ka postuar një foto pas operacionit. Enea Mihaj debutoi në Skoci, duke u aktivizuar në minutat e fundit, ndërsa titullar luajti ndaj Jordanisë.
Tani, për rikthimin në fushë, do të duhet pak kohë, me shpresën që të kthehet më i fortë se më parë.



