Ky është sporti më i paguar, kontratë qindra milionëshe

Ky është sporti më i paguar, kontratë qindra milionëshe

Canelo Alvarez ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare në vlerë të 365 milionë dollarëve – në marrëveshjen më të shtrenjët në historinë e sportitit, gjithnjë sipas menaxherit të tij, Oscar De La Hoya.

Kontrata e Canelos është për 11 përballjet në 5 vitet e ardhshma me kompaninë transmetuese, DAZN, e cila është lansuar në treg gjatë shtatorit të këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Canelo është sportisti më i paguar në botë. Ai është tejet i lumtur”, tha De La Hoya për ESPN.

Popullariteti i Alvarez shpërtheu në vitet e fundit me përballjet ndaj mundësve si Gennady Golovkin, Amir Khan dhe Julio Cesar Chaves Jr.

 

Shpërndaje në: