Krijohen këpucë unike të futbollit, mësoni pse shërbejnë
Shumë futbollist e përdorin pjesën e përparme të gishtërinjve të këmbës për të bërë gjuajtje më të forta.
Goditje të tilla edhe pse nuk janë shumë precize kërkojnë një fuqi, koncentrim dhe goditje që gjen momentin e mënyrën e duhur në goditje.
Për këtë ka menduar dikush nga Italia, pikërisht për këpucën unike për këto gjuajtje.
Stilisti italian i modës, John Serafino ka krijuar një parë këpucë me pjesën e përparme të rrafsh që topi të goditet më lehtë.
Sipas faqes së internetit “Serafino”, ato u mundësojnë lojtarëve të performojnë më shumë fuqi, saktësi, siguri dhe rehati, ndërsa në të njëjtën kohë kanë nevojë vetëm për ngritje minimale kur përdorin gishtin.




