Mayweather kërkon që ai të fitojë në duelin me Khabibin më shumë se në atë me McGregor

Mayweather kërkon që ai të fitojë në duelin me Khabibin më shumë se në atë me McGregor

Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka pranuar duelin me kampionin e botës në UFC, Khabib Nurmagomedov. Flyd tha se do të ndeshet me rusin sipas kushteve që do të vendose ai vetë ndërkohë që bëri të ditur edhe shifrën që do të përfitojë nga ky duel.

Mayweather tha fillimisht se duhet të garantohet që a’i të fitojë më shumë se në duelin me McGregor pra rreth 200 milionë dollarë.

“Unë jam shefi vetes sime. Kështu që nuk mund të them çfarë do të ndodh me Khabib në fund.

Por në fund ne mund t’a bëjmë të mundur. Kur të përballem me Khabib do të paguhem më shumë sesa në ndeshjen me McGregor, ndoshta më shumë se 100 milionë dollarë të garantuara. Mund të them që do të jenë mes 110-200 milionë dollarë”, tha Mayweather

Shpërndaje në: