Modelja e njohur shokon me deklaratën e fundit: ‘Po më rrezikoni jetën’

Modelja  e njohur shokon me deklaratën e fundit: ‘Po më rrezikoni jetën’

Ditën e djeshme, TMZ raportoi se një fans i fiksuar pas Kendall Jenner- it ia doli të futej brenda territorit të shtëpisë së saj, në zonën e pishinës.

Policia mundi ta arrestonte në kohë 37- vjeçarin që rezultoi se ishte me probleme mendore.

Por në gjithë këtë histori, zemërimi i Kendall- it nuk i adresohet aspak përndjekësit. Sipas modeles është i patolerueshëm fakti që TMZ raporton fije për pe vendodhjen e shtëpisë.

Kur ju bëni me dijeni vendodhjen e saktë se ku jetoj, vini jetën time në rrezik. Shtëpia juaj është parajsa juaj e qetë kurse për mua s’është asgjë. Duhet t’ju vijë turp nga vetja.”

Më tej tepër e frikësuar, Jenner vazhdon:

“Si mendoni ju që këta njerëz e dinë se ku është shtëpia ime? Se ju nxirrni jo vetëm foto por edhe adresë. Është kaq e pasigurtë.”

 

 

Shpërndaje në: