Dafina Zeqiri shoqërohet me reperin i cili dikur i kishte bërë diss për afera të shumta (Foto)
Vite më parë Noizy i bëri diss Dafinës duke e akuzuar për afera të shumta në këngën “Na jena OTR” kur Dafina ishte në lidhje me reperin, Ledri Vula.
Tani si duket nuk ka më dallime përkundër fjalëve ofenduese dhe dyshja po kalojnë momente të mira së bashku.
Dafina dhe Noizy duket se kanë filluar xhirimet për videoklipin e bashkëpunimit të tyre. Në bazë të postimeve që kemi parë artistët duket se janë në të njëjtin vend.
Ata shihet që kanë kaluar kohë në natyrë, e madje edhe kanë ndezur një zjarr. Dafina ka postuar një fotografi të reperit, të cilën të dy e kanë shpërndarë në Instagramet e tyre.
Për publikimin e këngës së tyre dhe pse flitet prej kohësh, akoma nuk kemi një datë të caktuar.




