A do të luante Ronaldo bashkë me Messin? Përgjigja e portugezit është epike
Cristiano Ronaldo u transferua këtë merkato verore nga Real Madrid në Juventus, për një shifër rekord.
Portugezi gjatë ditës së sotme dha një intervistë për mediat italiane ku foli për klubin e tij aktual Juventus, për klubin e Real Madrid, por një pyetje ishte poashtu rreth Leo Messit.
Nëse një ditë do iu vinte mundësia të luanit me Messin, a do pranonit?
“Patjetër që po, Messi dhe unë kemi bërë revolucion në futbollin modern, ai është lojtar i madh”, tha portugezi në fillim.
“Por jam i sigurt se edhe ai do të luante me mua një ditë (qesh)”, ishin fjalët e Ronaldos sa i përket pyetjes rreth Messit.



