Infantino e Çeferin e urojnë presidentin Ademi për datëlindje

Infantino e Çeferin e urojnë presidentin Ademi për datëlindje

Dita e sotme është një ditë e veçantë për presidentin e FFK-së, z. Agim Ademi, i cili feston datëlindjen e tij të 57-të. Natyrisht në këso rastesh vijnë urime nga shokët e miqtë e shumtë.

Ndërkaq, në mesin e shumë urimeve padyshim duhet veçuar urimet e presidentit të FIFA-s, z. Gianni Infantino dhe atij të UEFA-s, z. Aleksander Çeferin. Ata me urimet e tyre edhe njëherë dëshmuan e konfirmuan respektin dhe miqësinë që kanë për FFK-në dhe për presidentin Ademi.

Presidentët e uruan presidentin Ademi, për shëndet të plotë, për harmoni dhe suksese në jetë dhe në institucionin që ai drejton, duke shprehur bindjen se në drejtimin e tij do të vazhdojë vizioni për zhvillimin e futbollit për të arritur objektivat që ai dhe FFK-ja synojnë si dhe me premtimin se FIFA dhe UEFA do të  mbështesin fuqishëm FFK-në në këtë rrugë.   /Periskopi/

Shpërndaje në: