Klopp sulmon UEFA-n: As Joshuan nuk do ta ndiqnin çdo javë duke boksuar!
Jurgen Klopp ka vazhduar me akuza ndaj UEFA-s për oraret e shpeshta të Ligës së Kombeve.
Trajneri gjerman ka thënë se kjo është gara më e pakuptimtë në futboll. Klopp ka qenë i frustruar me lëndimet e disa lojtarëve gjatë kësaj jave duke shprehur haptazi kundërshtimin.
Van Dijk, Naby Keita, Mohamed Salah e disa yje të tjera nuk do jenë të gatshëm për sfidën e rradhës së Liverpool, çka i shkakton ‘dhimbje në kokë’ trajnerit Klopp.
“Për mua është gara më e pakuptimt në futboll. Lojtarët janë gjithmonë në rrezik për tu çlodhur dhe për tu lënduar. Fubolli do angazhim të madh, më pas pak pushim. Ky kalendar nuk e lejon këtë”.
”As Anthony Joshuan nuk do ta ndiqja në boks çdo javë duke boksuar. Edhe operat nuk ndiqen çdo ditë”.
”Edhe basketbolli e kë një ligë, dhe më pas ka pushime nëse doni të shikoni spektakël. Në futboll tani kjo nuk e lejon një gjë të tillë”.
”Futbollistët nuk kanë më pushim, atë duhet të luajnë në ekipet e tyre dhe më pas të bëjnë udhëtime të gjata me përfaqësuese në gara të tjera. Kjo është shumë e pakuptimtë” ka thënë Klopp./Periskopi/



