Superliga në basketboll, vëmendja në Suharekë
Ndeshja më interesante e javës së 5-të të Superligës së Kosovës në basketboll pritet të jetë ajo që zhvillohet në Palestrën “13 Qershori” në Therandë, ku Golden Eagle Ylli takohet me Z Mobile Prishtinën.
Kryeqytetasit llogariten favoritë, por edhe vendësit i kanë ambiciet e tyre dhe duke marrë parasysh edhe përkrahjen e madhe që pritet ta kenë, mund të pritet një përballje me rivalitet.
Po të shtunën takohen edhe Lipjani e Bashkimi, dy skuadra që nuk e kanë nisur mirë kampionatin, pasi në 4 javët e para kanë bilanc prej 1 fitore e 3 humbje.
Të dielën, Rahoveci synon të shënojë edhe fitoren e 5-të radhazi, ndërsa për rivale do ta ketë Ponte Prizrenin.
Nismën më të dobët sivjet e pati Trepça, njëra nga skuadrat më të suksesshme në basketbollin kosovar. “Minatorët” i kanë pësuar 4 humbje në po aq ndeshjes, ndërsa të dielën janë mysafirë të Boreas.
E shtunë:
17:00 Bashkimi – Lipjani
19:00 Golden Eagle Ylli – Z Mobile Prishtina
E diel:
16:00 Rahoveci – Ponte Prizreni
18:30 Borea – Trepça



