Gruaja e Dani Alves: Zmadhova gjoksin, por jam penduar
Ndoshta jo të gjithë e dinë që Joana Sanz, gruaja e Dani Alves ka zmadhuar gjoksin, në moshë shumë të re.
Ish lojtari i Barcelonës dhe Juventusit, nuk ka qenë kundër këtij vendimi të bashkëshortes së tij, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka zgjedhur të tregojë arsyen se përse ka marrë këtë vendim.
Ajo ka theksuar se nëse do të kthente kohën pas nuk do e bënte, por si një adoleshente që ishte, opinioni i njerëzve ka ndikuar shumë.
“Kjo është një çështje shumë delikate dhe nuk dua të influencojë mendimin e askujt. I bëra, sepse fatkeqësisht në këtë botë që është e mbushur me steriotipe, ne jemi rritur me idenë që një femër duhet të ketë gjoks të madh. Për një adoleshente që pëlqen botën e modës, ky stereotip nuk është shumë imponues. Sot nuk do e kisha bërë, sepse për modën nuk është e nevojshme që të kesh gjoks të madh. Përkundrazi, vajzat me gjoks të vogël janë më të suksesshme”, shkruan Sanz.




