Prishtina fiton derbin ndaj Dritës
Këto ndeshje Drita – Prishtina, Llapi – Drenica, Liria – Ferizaj, dhe Besa – Gjilani.
Prishtina shënoi fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Drita, duke shënuar gol në minutën e 85 përmes Mankendas, raporton Koha.net.
Kurse më së shumti gola pati në takimin Liria – Ferizaj, e cila përfundoi me rezultat 3 me 0. Golat u shënuan nga Ilir Mustafa, Liridon Fetahaj dhe Henry Chibueze.
Llapi mposhti Drenicën minimalisht me golin e vetëm nga Hamdi Namani. Kurse Besa dhe Gjilani ndanë pikët. /Periskopi.com



