Real Madridi zyrtarisht në krizë: Levante po ia bën ‘bajat’ në Bernabeu (Video)

Real Madridi zyrtarisht në krizë: Levante po ia bën ‘bajat’ në Bernabeu (Video)

Real Madridi i Julen Lopeteguit po pëson sërish. Kësaj here midis Santiago Bernabeut, skuadra mbretërore është duke humbur 0-2 nga Levante ku luan futbollisti shqiptar, Enis Bardhi.

Madrilenët në rast të humbjes do ta konsideronin shkarkimin e trajnerit Lopetegui, duke qenë se rezultatet e deritashme janë të tmerrshme në ligë, me vetëm 14 pikë të tubuara në 9 ndeshje.

Aktualisht lider në La Ligën spanjolle, përcjell Periskopi, është Deportivo Alavesh, e cila në këtë fazë në vitin e kaluar e kishte vetëm një pikë.

Barcelona, kundërshtari më i vështirë i Real Madridit, do të ndeshet me Sevillan sonte prej orës 20:45./Periskopi

 

Shpërndaje në: