Shfrenohet Mourinho, provon të sulmojë fizikisht trajnerin e Chelseat: Ndeshja mbyllet me barazim (Video)

Shfrenohet Mourinho, provon të sulmojë fizikisht trajnerin e Chelseat: Ndeshja mbyllet me barazim (Video)

Ka përfunduar ndeshja mes Chelseat dhe Manchester Unitedit në Stamford Bridge me rezultat të barabartë 2 me 2, shkruan Periskopi.

Fundi i ndeshjes ishte shumë dramatik, duke qenë se United e kishte epërsinë me dy golat e shënuar nga Anthony Martial. Në minutën e fundit, sidoqoftë, shënoi Ross Barkley nga afërsia.


Kjo bëri që trajneri Jose Mourinho të shpërthente dhe të kërkonte të përleshej fizikisht me një trajner të Chelseat që po gëzohej për golin e shënuar nga Barkley.

Ndryshe, Chelsea kishte kaluar në epërsi në pjesën e parë me një gol të shënuar nga Antonio Rudiger.

 

Shpërndaje në: