LeBron James ka kërkesë për fansat e LA Lakers
Edicioni 2018-2019 i LA Lakers nuk ka nisur ashtu si do të donte LeBron James, pasi skuadra kaliforniane është mundur nga Portland në ndeshjen e parë.
Edhe pse ish-lojtari i Clevelandit realizoi 26 pikë e 12 kërcime, ato nuk mjaftuan për ta evituar këtë humbje.
Por, “King James” kërkon qetësi nga skuadra, pasi sipas tij ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë, ky është një ekip i ri dhe që kërkon kohë për të arritur në perfeksion.
“Të gjesh alkiminë e duhur, ashti sikurse shpresojnë të gjithë, nuk është e lehtë. Na duhet pak kohë për të shkuar te mirë-koordinimi i të gjitha veprimeve në fushë. Në ndeshjen e parë më pëlqeu shpirti sulmues që tregoi skuadra, pasi luftuam deri në fund. Këto janë detaje në të cilat duhet të bazohemi për të rinisur punën”, tha James. Lakers do të luajnë ndeshjen e dytë ndaj Houstonit, një rivali direkt për titull në Konferencën e Perëndimit.



