Vinicius Jr. shkëlqen, Lopetegui e injoron

Vinicius Jr. shkëlqen, Lopetegui e injoron

Futbollisti i talentuar brazilian, Vinicius JR po shkëlqen me skuadrën e dytë të Real Madridit.

Ai paraqitet me Real Madrid Castilla, edhe pse stërvitjet i mbanë me skuadrën e parë të Realit që drejtohet nga trajneri spanjoll Julen Lopetegui.

Ky i fundit nuk po e sheh të arsyeshme që ta përfshirë lojtarin në ekipin e parë.

Vinicius së fundmi ai ka realizuar një super gol nga gjuajtja e lirë.

Los Blancos po kalon formë të dobët këtë sezon, por ende nuk ka hapsirë për talentin brazilian./Periskopi/

Shpërndaje në: