Xherdan Shaqiri e publikon këtë fotografi pas ndeshjes, ai është gati për Crvena Zvezdën

Xherdan Shaqiri e publikon këtë fotografi pas ndeshjes, ai është gati për Crvena Zvezdën

Mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka treguar formë të mirë në ndeshjen e fundit të Premierligës ndaj Hudersfieldit, takim që i takoi xhiros së nëntë të Premier Leagues.

Futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit, asistoi në golin e vetëm të shënuar nga Liverpooli përmes Mohamed Salah, gol që i solli tri pikë të reja këtij ekipi.

Reprezentuesi i Zvicrës në këtë duel luajti për 90-minuta.

Ai pas ndeshjes ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku ka shkruar: “Fitore e rëndësishme sot”.

Shaqiri me lojën e treguar së fundmi, sigurisht se do të ketë minuta edhe për takimin e radhës ndaj Crvena Zvezdës që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve të martën në ‘Anfild Road’. /Periskopi/

Shpërndaje në: