Nokaut në basketboll, që nuk shihet as në UFC

Nokaut në basketboll, që nuk shihet as në UFC

Basketbolli është sport me shumë kontakt fizik dhe nganjëherë gjërat midis lojtarëve komplikohen deri në atë masë sa edhe konfliktet fizike ndodhin.

Mirëpo, ajo që nga ngjarë në ligën e Austrisë këtë vikend nuk ka lidhje me basketboll, në fakt nuk ka lidhje as me sporte luftarake meqë goditja që e nokautoi një basketbollist është e ndaluar në boks dhe në disa sporte tjera, raporton Insporti, duk u bazuar në pamjet që janë shpërndarë gjithandej në internet.

Fjala është për incidentin në ndeshjen midis ekipeve Wells dhe Kapfenberg, ku Wells ishte vendës dhe shënoi fitore ndaj kampionit të shumëfishtë të Austrisë.

David Samules i Kapfenbergut e goditi në kokë nga prapa Erwin Zulicin e Wellsit pasi ky i fundit e nguliti topin dhe si duket e provokoi basketbollistin vendës.

Sidoqoftë, askush nuk ka kërkuar falje për sjelljen e Samuelsit në këtë ndeshje i cili, u përjashtua nga gjyqtarët në çerekun e katërt.

Shpërndaje në: