Marina buzëkuqe dhe sportive, lum Geti që e ka!

Marina buzëkuqe dhe sportive, lum Geti që e ka!

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, nuk është pjesë e ekranit me ndonjë project televiziv, por ajo di si të jetë afër fansave të saj.

Këtë të dielë, Marina ka shkëlqyer me veshje sportive dhe me një pamje të thjeshtë, por tërheqëse ndërsa si zakonisht buzët e kuqe si qershi vazhdojnë të jenë deserti i pamjes së prezantueses, shkruan Periskopi.

Marina me bashkëshortin kanë qenë shumë aktivë në Instagram gjatë muajve të verës, duke publikuar imazhe nga përvjetori i parë i martesës së tyre.

Ata ishin për vizitë në Kubë, Miami e Bahamas, ndërsa duket se prezantuesja ka marrë ngjyrë dhe energji për muajt e ftohtë të dimrit.

Nuk dihet nëse ajo do të angazhohet në ndonjë emision në Kosovë apo Shqipëri, por ajo vazhdon të jetë një nga vajzat më të pëlqyera shqiptare./Periskopi/.

Shpërndaje në: