Pjesa e parë: Gola të anuluar, shtyllë dhe emocione në derbin e Madonninas

Pjesa e parë: Gola të anuluar, shtyllë dhe emocione në derbin e Madonninas

Ka përfunduar fraksioni i parë i derbit mes Interit dhe Milanit pa gola.

Dy gola të anuluara nga gjyqtari Marco Guida, një për secilën skuadër.

Megjithatë ndeshja po dominohet nga ‘Zikaltërit’, të cilët me De Vrij goditën shtyllën, për të pasuar me disa raste të Icardit e Vecinos.

Milan po provon në kundërsulme dhe me goditje, por deri tani nuk kanë sjellur rrezik të madh për portën e Handanovic.

Për dy skuadrat tre pikë do ishin mjaft të vlefshme, në garën për t’u futur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: