Milano është Zikaltër, Icardi vendos (Video)
Interi ka arritur të gjejë fitoren në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Milanit.
Fraksioni i parë ishte megjithatë më emocionues, edhe pse nuk solli gola.
Dy gola të anuluara, një për secilën skuadër. Së pari, Icardi shënoi por gjendej në pozicion jashtë loje, por në të njëjtën mënyre iu anulua edhe Milanit.
Dominimi i takoi ‘Zikaltërve’, që goditën shtyllën me De Vrij e Vecino kishte rast të 100 për qind.

Fraksioni i dytë ulin nivelin e lojës, ndoshta për shkak të lodhjes së pjesës së parë.
Interi vazhdonte të kishte posedimin, por pa krijuar diçka konkrete. Milano vazhdoi të mbrohet.
U dësh të pritej minuta 91-të, kur krosimi i Vecinos dhe dalja amatoreske e Donnarummas ta sillte golin e parë dhe të vetmin të ndeshjes, me realizator Mauro Icardin. Stadiumi shpërtheu në festë në njërën anë, e lot në anën tjetër.
Inter ngjitet në pozitën e 3 me 19 pikë, kurse ‘Rossonerët’ në vendin e 12 me po aq pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar./Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=uVH5yQRBuIk



