Aktorja Olta Gixhari mori 12 mijë euro nga ministri grek
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari është emri i cili figuron në listën e a tyre që u paguan me shuma të majme parash nga Greqia.
Ajo i vuri në xhep plot 12 mijë euro, transmeton Periskopi.
Mediat greke kanë publikuar listën e portaleve dhe figurave shqiptare të cilat janë financuar nga ministri i Jashtëm grek, që dha dorëheqje para disa ditësh, Niko Kotzias, për t’i shërbyer interesave të tij.
Një milion euro mësohet të jetë dëmi që ministria e Jashtme greke ka shkaktuar pas kontrollit të kryer.
Në këtë listë skandaloze rangohet edhe reperi Noizy, mederatorja Rudina Maxhistari, Ardit Gjebrea e shumë të tjerë nga media, politika e showbizi.
Gazetarët E.Tofinou dhe H.Jakopoulos të gazetës greke, “Eleftheri Ora” kanë hulumtuar se përse e ka bërë Kotzias një gjë të tillë dhe për këtë arsye kanë intervistuar politologun Grek Nikiforos Diamanduros dhe ai është shprehur se: “Nuk është hera e parë që një shtet paguan para të shpërndara në këtë mënyrë, e kanë bërë parardhësit e Kotzias, e kane bëre shtete të tjera do e bëjnë përsëri, është një lojë e shërbimeve të huaja që e bëjne vazhdimisht në shtete rivale ose mike por Kotziaz ” u kap ” prandaj përbën lajm.”/Periskopi/






