Vëllezërit shqiptarë rrisin çmimet për kosovarët, shndërrohet në skeq humoristik
Një nga destinacionet e pëlqyera për t’i kaluar pushimet verore të kosovarëve është bregdeti shqiptar.
Aktori Bes Kallaku, e ka sjellë një skeq humoristik, ironizues por me shumë të vërteta brenda.
Ai sjellë rrëfimin e një kosovari që shkon për t’i kaluar pushimet në Shqipëri dhe se si ai ballafaqohet me çmimet e larta, të cilat ‘trefishohen’ posa kuptohet që ai është nga Kosova.
Kosovarët madje vazhdojnë të jenë turistët më të mëdhenj në numër që u sjellin të ardhura shqiptarëve nga vizitat e tyre në Shqipëri.
Por, këtë vit si kurrë më parë shumë turistë kosovarë janë ankuar për çmime tejet të larta.



