Mourinho për Ronaldon: Nuk më pëlqen të flas për individë
Mesjava do të jetë mjaft e nxehtë, pasi zbresin në fushë skuadrat më të mira të kontinentit. Kompeticioni më elitar për klube, UEFA Champions League luan takimet e treta në grup, ku përballjet e forta janë kryefjalë e saj.
Një prej tyre është ajo mes Manchester United dhe Juventusit, dy skuadra që tentojnë të bëjnë mirë në këtë edicion të Championsit dhe kalimi i grupeve është objektivi më minimal i tyre. Në prag të kësaj përballje, trajneri i United, Jose Mourinho ka dalë në konferencën zyrtare për shtyp ku ka vlerësuar kundërshtarët dhe ka veçuar yllin e tyre, Cristiano Ronaldon. Ndërkohë nuk ka munguar edhe një përgjigje ironike rreth situatës së Paul Pogba.
“Nuk më pëlqen kjo konferencë për shtyp. Nuk më pëlqen të flas për individë”, u përgjigj ai në pyetjen për Paul Pogba.
“Nuk dua të flas me gazetarët spanjoll sepse ata janë të interesuar vetëm për Realin e Madridin dhe Ronaldon. Jam i lumtur këtu dhe do të doja të vazhdoja në United pas përfundimit të kontratës sime, unë vetëm po mendoj për Manchester Unitedin. Mendoj se Cristiano Ronaldo është në një nivel ku ai nuk ka nevojë për pyetje dhe përgjigje. Ai është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe askush nuk mund të thotë ndryshe.
“Të martën (nesër) do të luaj kundër një prej ekipeve më të mëdha në botë dhe kjo është ajo që më motivon dhe më sjell këtu dhe mendoj se konferenca e shtypit po shkon në drejtime të tjera dhe nëse dëshiroj të shkoj në drejtim tjetër. Lojtarët janë ata që keni parë deri më tani. Asgjë për t’u fshehur. Alexis Sanchez do të mungojë. “-përfundoi Special One.
Dueli mes Manchester United dhe Juventusit është programuar për tu luajtur nesër, duke nisur nga ora 21:00. Përballja është e vlefshme për Grupin H.



