Leonard Cohen sfidues dhe me plot jetë

Leonard Cohen sfidues dhe me plot jetë

“Kam thënë se jam i gatshëm të vdes”, i kishte thënë ai audiencës në ndejën për studio-albumin e tij të 14-të në Los Angeles. “Dhe mendoj se e kam ekzagjeruar, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Gjithmonë kam qenë i prirë të dramatizoj për veten. Pretendoj të jetoj përgjithmonë”.

Fjalët origjinale të tij rreth që qenit gati të vdesë kishin shkuar në profilin e “New Yorker”, dhe erdhën si shok për të gjithë qëkur imazhi i Cohen ishte ngrirë në momentin kur ai ishte larguar nga skena e “Vector Arena” në dhjetor të vitit 2013, që ishte thënë se do të jetë performanca e tij e fundit live: një xhentëlmen i cili duket se bashkë me moshën e tij 79-vjeçare dhe rigorozitetin që nga viti 2008 realizoi turneun që shkoi jashtëzakonisht mirë.

Ishte një imazh të cilin albumi i tij i vitit 2014 “Popula Problems” bëri shumë pak që ta neutralizojë – ashtu siç është thënë se ky album është lansuar si asnjë tjetër, bazuar në intervistat në të cilat Cohen foli për krijimin e këngëve si rezultat i qindra koncerteve – por ja ku është, pas dy vitesh, ndoshta më i brishtë se më parë dhe duke përdorur frazat si: “kur isha i shëndetshëm”.

Në fillim të këtij viti ai i kishte thënë partneres dhe muzës së tij që po vdiste, Marianne Ihlen: “Mendoj se shumë shpejt do të vij pas teje”. Është e qartë se përse Cohen po mundohet të thotë se “You Want It Darker” është njëlloj testamenti i tij muzikor.

Shpërndaje në: