Rrëfimi i vajzës, e cila për një vit s’kishte përdor deodorant  (VIDEO)

Rrëfimi i vajzës, e cila për një vit s’kishte përdor deodorant  (VIDEO)

Elyse Brautigam, 22 vjeçare në videon e saj të fundit ka thënë se ajo ka hequr dorë nga përdorimi i deodorantëve, nga frika se kjo mund të ketë lidhje me kancerin e gjirit.

Ajo nuk ka përdorur ndonjë sprej, po ndonjë produkt të ngjashëm qysh nga tetori i vitit 2015, por thotë se dieta me ushqime të papërpunuara, ka ndihmuar trupit të saj që të mos lëshojë erëra të pakëndshme.

Elyse u ka treguar fansave se qysh nga ndërrimi i dietës “hormonet janë balancuar edhe më shumë, dhe trupi im ka pësuar ndryshime të vogla”.

Ajo tha se falë dietës strikte, trupi i saj “kundërmon” më pak.

Kjo qytetare e Hawait thotë se ushtron rregullisht në palestër, derisa të djersitet e tëra.

Shpërndaje në: