Capital T paralajmëron super-këngë me 2po2
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari përmes rrjeteve sociale, por të njëjtën gjë e ka bërë edhe nipi i tij, Capital T, i cili pak më parë postoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, me anë të cilës ka paralajmëruar albumin e 2po2 por edhe një super këngë mes tij dhe reperit, e cila do të publikohet së shpejti, njofton Klan Kosova.
Përveç kësaj, Capital T, ka përmendur edhe shumë surpriza të tjera.
Kujtojmë që 2po2 e Capital T sollën bashkëpunimin me Elvana Gjatën me titull “Lejla”, projekt ky i cili ka shpërthyer me klikime në youtube, dhe është shndërruar në hit menjëherë pas publikimit.



