Ylli i WWE heq dorë nga titulli për shkak të leukemisë
Ylli ËËE Roman Reigns po heq dorë nga titulli i Kampionatit Universal sepse vuan nga leuçemia.
Kampioni katër herë i botës u tha fansave të hënën se ishte diagnostikuar me sëmundjen 11 vjet më parë dhe se ishte shëruar.
Por shtoi se leuçemia iu është rikthyer dhe se nuk mund të jetë më kampion i ‘luftimeve’ në ring.
Roman, një ish-futbollist amerikan, bëri njoftimin në ring në Monday Raë Night.
Duke iu drejtuar turmave, 33-vjeçari tha: “Ju keni bërë të mundur që ëndrrat e mia të bëhen realitet. Nuk ka rëndësi nëse më keni mbështetur apo përbuzur, ju keni reaguar gjithmonë për mua dhe kjo është e rëndësishme. Dhe dua t’iu them falemiderit shumë.”
Roman, emri i vërtetë i të cilit është Joe Anoa’i, u tha tifozëve se donte ta bënte të qartë se deklarata e tij nuk ishte një “fjalim i daljes në pension”.
Ai tha se sapo të rimëkëmbet nga leuçemia, do të “rikthehet në shtëpi”.
“Kur e bëj, nuk është vetëm për titujt apo për të qenë në krye. E bëj për një qëllim. Do ta mund këtë dhe do kthehem, kështu që do më shihni shumë shpejt.”
Pas fjalimit të tij emocional, atij iu dha një përqafim nga Dean Ambrose dhe Seth Rollins, partnerët e tij në grupin e ërestling The Shield.



