Ylli i Chelseat konsideron largimin

Ylli i Chelseat konsideron largimin

Victor Moses është duke e konsideruar largimin nga Stamford Bridge, pasi nën drejtimin e Maurizio Sarri nuk po gjen vend në formacion.

27-vjeçari ishte i padiskutueshëm në formacionin e Antonio Contes, me sistemin 3-5-2, por me ardhjen e trajnerit të ri që ka transformuar Chelsean, të cilët janë të pamposhtur në 12 ndeshje në të gjitha garat dhe kalimi në formacionin 4-3-3 ka bërë që nigeriani të humbasë vendin e tij, me formën e mirë të klubit që pengon mundësitë për lojtarët rezervë, shkruan Periskopi.

Moses ishte lojtar kyç sezonin e kaluar, por me Willian, Pedro dhe Hazard mundësitë e tij janë të pakta këtë sezon.

Image result for Victor Moses 2018

Ai është njëri nga një grup lojtarësh që janë duke menduar të largohen nga klubi në janar, me Andreas Christensen që kohët e fundit ka pranuar se është i pakënaqur me nivelin aktual të lojës.

Ruben Loftus-Cheek është gjithashtu duke u përpjekur të ndikojë nën Sarrin dhe ai kishte disa takime me menaxherin para se të vendoste të qëndronte gjatë verës.

Cesc Fabregas e Gary Cahill janë futbollistët tjerë që janë duke e konsideruar largimin./Periskopi/

Shpërndaje në: