Shabani shënon për Bayern Munchen në Champions League (Video)

Shabani shënon për Bayern Munchen në Champions League (Video)

Talenti kosovar, Meriton Shabanim vazhdon të tregojë aftësitë e tij te Bayern Munich.

Ai ka qenë protagonist në fitoren që të rinjtë gjermanë fituan ndaj atyre grekë të AEK-ut. Takimi ishte i vlefshëm për  “UEFA Youth League”.

Shabani u aktivizua që nga minuta e parë në takimin e fituar me shifrat 0-4.

Në minutën e 56-të ai ishte edhe autor i golit të tretë.

Shabani është pjesë e Kombëtares së Gjermanisë U-20 ndërkohë që në të ardhmen mund të luajë me Kosovën ose Shqipërinë.

Shpërndaje në: