Kosovë – Britani e Madhe, rezultat befasues

Kosovë – Britani e Madhe, rezultat befasues

Përfaqësuesja e Kosovës U-20 shënoi fitore bindëse me rezultat 38:17 kundër Britanisë së Madhe U-20, në garën e IHF Trophy për Evropë (meshkujt), që po organizohet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Kosova tregoi lojë shumë të mirë triumfoi me rezultat bindës. Britania nuk ishte rival i denjë i Kosovës dhe ishte e pashmangshme humbja e thellë.

Trajneri Fatmir Muhaxheri është i lumtur që startuan me fitore dhe me synime që të vazhdojnë kësisoj edhe me Irlandën.

Shpërndaje në: