E largoi Mavrajn, trajneri e pëson keq nga klubi
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj u përjashtua nga ekipi i parë në Hamburg dhe në verë u detyrua të largohej, duke firmosur për Arisin e Selanikut.
Trajneri Christian Titz dhe Mavraj e akuzuan rëndë njëri-tjetrin.
Hamburgu e ka pushuar nga puna trajnerin 47-vjeçar, i cili është fajtor për një lojë gjithnjë e më të shëmtuar në Bundesliga 2 aty ku Hamburgu ka rënë për herë të parë në histori të klubit.
Drejtimin e klubit të njohur e ka marrë Hannes Wolf, i cili në sezonin 2016/17 ngjiti Stuttgartin.



