Prishtina shpreson për fitore në Rumani

Prishtina shpreson për fitore në Rumani

Pas fitores në ndeshjen e parë, ndaj skuadrës ukrainase Cherkaski Mavpy (92:82), Z Mobile Prishtina sonte e zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit E të Fiba Europe Cup.

Prishtinasit janë mysafirë të skuadrës rumune Steaua Bucuresti, ndërsa ndeshja fillon në orën 18:00.

Ndryshe nga Z Mobile Prishtina, e cila garën e ka nisur mjaft mirë, rumunët në ndeshjen e parë kanë pësuar humbje të thellë në udhëtim te skuadra daneze Bakken Bears, duke u mposhtur me shifrat 64:100.

Fitorja eventuale e Prishtinës do të ishte një hap i madh drejt kalimit në rrethin tjetër të garave.

Shpërndaje në: